Hamza: PDK nuk ka vija të kuqe as për Vetëvendosjen

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, z.Bedri Hamza ishte i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini. Në këtë debat, z. Hamza e prezantoi pakon emergjente fiskale e ekonomike në përballje me pandeminë Covid-19, pako e përgaditur nga PDK.

Debati u shoqërua edhe me diskutime mbi zhvillimet politike, ku Bedri Hamza edhe njëherë konfirmoi që PDK nuk ka pasur vija të kuqe, madje as tash nuk do të ketë as për VV-në.