Hani i Elezit nderon dëshmorët

Me Akademi përkujtimore nderohen dëshmorët e Masakrës së Burgut të Dubravës Gafurr Luma, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Danush Kurtaj dhe Suad Brava.

Përkujtimi për dëshmorët e Masakrës së Burgut të Dubravës Gafurr Luma, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Danush Kurtaj dhe Suad Brava filloi me Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik të Vjetër për të vazhduam me Homazhë Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës. Ndërsa Akademia përkujtimore u mbajtë në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri”
Në fjalën e rastit Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se ata që drejtpërsërdrejti e përjetuat dhunën, masakrën dhe tmerrin që perjetuat ju dhe të tjerët që sot nuk janë në mesin tonë, sot po i përkujtojmë me Akademi Përkujtimore.

Pjesëmarrësve në Akademin përkujtimorë iu drejtuan Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, imbijetuari i Masakrës së Burgut të Dubravës Shaban Çupi, zv.Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ekrem Jashari.
Akademia Përkujtimore ishte rast që Kryetari Rufki Suma të nderoj me “Mirënjohje” familjet e Masakrës së Burgut të Dubravës Gafurr Luma, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Danush Kurtaj dhe Suad Brava.