Hap drejt trajtimit të problemit të qenve endacak

Komuna e Prizrenit ka vendosur që të vazhdojë angazhimin e saj me qëllim të zbutjes së problemit me qentë endacak. Siç njoftojnë autoritetet komunale, pas trajtimit të rreth 800 qenve endacakë nga Komuna e Prizrenit vitin e kaluar, është paraparë që të trajtohen edhe 2000 qenë të tjerë.

Sipas njoftimit nha Komuna e Prizrenit, ajo ka kontraktuar një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vitet e ardhshme për kapjen e tyre, trajtimin duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast të konstatimit për gjendjen e mirë shëndetësore edhe lëshimin në vendin ku janë kapur.

Trajtimi i qenve endacakë ka për qëllim kujdesin mjekësor dhe mbajtjen nën kontroll të shtimit të tyre, duke shërbyer në dobi të qytetarëve por edhe vetë këtyre qenve, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.