Hapet muzeu i 48 anëtarëve të familjes Berisha të masakruar nga forcat serbe

‘‘Muzeu i martirëve të familjes Berisha’’ tashmë është hapur në qendrën tregtare në Suhareke. Ky muze është mundësuar nga kompania ‘‘Golden Eagel’’ dhe është i hapur për vizitorë.

Janë bërë 22 vite që kur forcat serbe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

E gjithë kjo kishte nisur kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në lokalin kafiteri, ku edhe do të ndodhte masakra.

Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha ishte të vetmit e mbijetuar nga kjo masakër.

Këta të tre gjatë transportit të viktimave të drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur./Lajme365