Hapet qendra për qëndrim ditor për të moshuarit në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është bërë hapja e Qendrës për qëndrim ditor të të moshuarve në këtë komunë.

Qendra e tretë e tillë, e cila mund të shfrytëzohet nga të moshuarit e kryeqytetit, është hapur në Lagjen Pejton në qendër të qytetit.

“Prishtina është e para dhe e vetmja që ka investuar në qendrat sociale si kjo, në mënyrë që pensionistëve dhe të moshuarve të u ofrohet një hapësirë si vendtakim për socializim dhe argëtim”, ka shkruah Ahmeti në profilin e tij në rrjete sociale.