Haradinaj: Do t’i shërbejmë vendit me faqe të bardhë sikur ky plis

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, me plis në kokë i është drejtuar simpatizantëve që po ashtu mbanin plisa sot në tubimin kryesor të fushatës në sallën 1 tetori në Prishtinë.

“Më 7 shtator jemi mbledhur këtu dhe ju kam folë për pragun e shtëpisë dhe rrezikun për ta kaluar atë se ka qenë rrezik mes jetës dhe vdekjes. Pse po e them këtë këtë herë? Me ju thënë që dikur edhe me këtë plis ka qenë rrezik me dalë prej shpie, këtu ka që e dinë këtë që s’kanë guxuar të dalin”.

“Më vjen mirë që me këtë plis të bardhë qysh është e bardhë edhe si fytyra jonë në shekuj, qysh është i bardhë shqiptari. E kemi të drejtën të bashkohemi edhe në familjen tonë evropiane por si shqiptarë me vlerat tona”.

“Si bardhësia e plisit do të vazhdojmë me faqe të bardhë t’i shërbejmë vendit”.

Ai tregoi se pse numri 119 duhet votuar.

“Nëse duam me qenë të sigurtë në rend dhe ligj ju tregoj që gjatë kohës që shkoi e kemi forcuar policinë që është më e forta dhe e mira në rajon edhe janë të respektuar me paga do t’i respektojmë edhe më tutje me pensionim të parakohshëm”.

“I kemi gjet pa përkrahje ja u kemi kthyer atyre jo vetëm shpresën. Nuk ka në rajon më të mirë se gjyqësori dhe prokuroria jonë në rajon. Janë dyfishuar pagat”.

“Nuk ka armiq që mundohet në Kosovë pa e marrë vesh AKI jonë. AKI është inteligjenca jonë dhe e merr vesh para të gjithëve kur është në rrezik Kosova”.

Haradinaj tha se e di edhe pse në këto zgjedhje edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq frikësohet që ai t’i fitojë këto zgjedhje.

“Vuqiçi nuk e ka veç për taksën që po thotë se bëri e fitoi Haradinaj e pat puna. Ai e ka pa që ne jo vetëm që e kemi forcuar taksën, por e kemi forcuar edhe shtetin ligjor edhe ligjin, e kemi shtri edhe në veri, policët nuk shkojnë me helikopterë por përtoke si duhet”. / RTK