Haradinaj: Amerika asnjëherë nuk u rreshtua me ata që deshtën ndarjen e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për vizitë në Rogovë të Hasit.

Në një takim me banorët e Rogovës, Haradinaj ka deklaruar se Amerika asnjëherë nuk u rreshtua me ata që deshtën ndarjen e Kosovës.

“Kosova shumë gjatë, nuk ka guxuar që të vendosë dhe respektojë vetveten. Sot, ajo guxon, dhe ka krah vetes shtete të forta si Amerika, e cila asnjëherë nuk u rreshtua me ata që deshtën ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj më tej ka premtuar edhe realizimin e projektit të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

“Duke guxuar, ne e vendosëm edhe taksën ndaj Serbisë dhe jemi krenarë që sofrat e shtëpive tona, kanë prodhime të Kosovës. Kjo na dha fuqinë t’i përmbyllim temat madhore që të zhvillohemi si shtet. Autorruga e Dukagjinit do të bëhet dhe do të jetë arterie e një zhvillimi të shpejtë ekonomik”, ka shtuar Haradinaj.