Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

Kjo ditë, që sipas tij i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.

“Gratë dhe burrat, që e vulosën vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”, ka shkruar Haradinaj në FB.