Haradinaj del në mbrojtje të institucioneve të rendit e të ligjit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në mbështetje të institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë.

“Askush nga politika nuk ka të drejt të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre. Mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka premtuar rritje të buxhetit për mbrojtje, rritje të numrit të policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt: