Haradinaj dënon ashpër therrjen e të riut serb në Mitrovicë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër përleshjen në mes të rinjëve serb dhe shqiptarë në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Një i ri serb mbeti i plagosur pasi u therr gjatë përleshjes.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në urën e lumit Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës dhe diversitetit dhe se rasti i therrjes së të riut serb ka qenë rast i izoluar. “Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”, ka shtuar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt: