Haradinaj dhe Jahjaga bisedojnë për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pohuar se me ish-presidenten Atifete Jahjaga kanë biseduar për shënimin e 20-vjetorit të intervenimit të NATO-s, që pritet të organizohet në muajin qershor.

Postimi i plotë i Haradinajt në fb:

“Me ish-presidenten Jahjaga, pata kënaqësinë që t’i bashkërendojmë veprimet për Shënimin e 20-vjetorit të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, në muajin qershor, një ngjarje madhështore në shenjë mirënjohje për rolin vendimtar të Paktit Veri-Atlantik në çlirimin e Kosovës. Presidenten Jahjaga e falënderova për përkushtimin e saj në përfaqësimin e grupeve të margjinalizuara, veçanërisht mbështetjes së merituar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, duke u bërë zëri i tyre!”