Haradinaj e fillon fundjavën duke stërvitur xhudo me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin

Ditët e fundjavës për Kryeministrin në dorëheqje, Haradinaj, janë zakonisht ditë sportive ku shpeshherë i kalon ato me ecje në bjeshkët anembanë vendit si dhe me aktivitete tjera rekreative e sportive. E tillë është edhe dita e sotme, ku Ramush Haradinaj ia mësyu Pejës dhe palestrës stërvitore të kampionëve në xhudo, Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës, Distria Krasniqit, Akil Gjakovës.

Trajneri dhe një nga më meritorët e sukseseve në xhudo, Driton Kuka, sot, në mëngjes ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet Kryeministri në largim Haradinaj duke u stërvitur me kampionen botërore e olimpike, Majlinda Kelmendi.