Haradinaj: I kemi vënë themelet e konceptit 100% shtet

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka shpalosur sot para përfaqësuesve të bizneseve gjakovare veprimet e ndërmarra të Qeverisë dhe zotimet e saj për mbështetjen e tyre të fuqishme edhe në të ardhmen.

Ai në një postim në rrjete sociale ka përmendur se investimet kapitale në komunat e Kosovës gjatë vitit 2018 janë rritur për 40 milionë euro, teksa janë krijuar 15 zona ekonomike dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, u janë dhënë në pronësi tokë rreth 60 prona.

“Në Gjakovë kemi krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane prej 500 hektarësh, ndërsa me tarifat ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, iu është krijuar hapësirë për rritje të produktivitetit, si dhe iu është siguruar mbrojtje shtetërore bizneseve dhe prodhuesve vendorë, duke i vënë themelet e konceptit 100% shtet, si parim dhe zotim i yni”, shkruan Haradinaj.