Haradinaj i quan argatë të Serbisë ata të cilët kërkojnë heqjen e taksës 100%

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,ka reaguar ashpër ndaj zërave që kërkojnë heqjen e taksës 100% të cilin Qeveria e Kosovës eka vendosur ndaj mallërave të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Haradinaj i ka quajtur argatë të Serbisë të gjithë ata që bëjnë presion për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën tonë, të shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj”, ka shkruar Haradinaj në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Kosova ka fituar shumë nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë.

“Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt: