Haradinaj i vendosur: Sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta mbrojnë me çdo çmim sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Këto komente kryeministri i bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facrebook.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë. Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, shkroi Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë.

Në telefonatën që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev deklaroi se plani i ndarjes së Kosovës nënkupton që vendi ynë t’ia japë Serbisë 10 komuna.