Haradinaj: Ka nisur fushata kundër veteranëve, po etiketohemi si “dele të zeza”

Përmes një reagimi lidhur me keqpërdorimin e statutit të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se ende janë duke u lëshuar certifikata të veteranëve të UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se veteranët po etiketohen dhe po tentohet të njolloset emri i tyre.

Ai thotë se në këtë kohë ka nis të bëhet fushatë në kohë të zgjedhjeve duke tentuar që në shënjestër të jenë veteranët dhe për këtë ai kërkon nga organet kompetente që të veprojnë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës, veteranët e luftës siç po shihet po sulmohen po etiketohen, në një farë mënyre jemi bërë kujdestarë i së keqes dhe po merremi sikur ajo “Delja e Zezë” e këtij kombi në vend se të ishim trajtuar ndryshe dhe që e meritojmë një çmim krejt tjetër, në kuptimin e vlerësimit sepse janë njerëz të cilët kanë dhënë për këtë komb aq sa kanë dhënë dhe për këtë popull, dhe në fund të fundit edhe këta janë familjarët e dikujt”, tha ai.

“Ne jemi mundu me marrë fakte, ju kemi thënë drejtojuni prokurorisë, mirëpo kohëve të fundit aq fort është ka flitet për ne kanë filluar të flasin dhe unë e kam parë të arsyeshme qoftë edhe ky fakt edhe nëse kjo nuk ekziston, e kemi parë që ka filluar një fushatë duke thënë po lëshohen certifikata, prandaj ne bëjmë thirrje si Organizatë e Veteranëve që nëse janë duke ndodhur këto le të ndërpriten, nëse nuk janë duke ndodhur  le të angazhohet edhe prokuroria, nëse nuk janë duke ndodhur le të dalin dhe secili le te sqaron  se çfarë është ka bëhet se ne një farë mënyre të pastrohen këto thashetheme, aq ma keq tani në  këtë fushatë dhe vinë këtu na ankohen njerëzit jo me emra konkret, por në katund tonin na erdhën 4 në tjetrin 4, për këtë arsye duke e parë që ka filluar një fushatë së pari kundër nesh, qëllimi i kujt është nuk e di sepse ai që e sulmon veteranin e sulmon vetveten, kombin e vet”.

Haradinaj thotë se Organizata e Veteranëve nuk e ka për detyrë që të bëjë verifikimin e listave dhe të atyre se kush është ose jo veteranë.

Ai tha se këto shpifje duhet të ndërpriten dhe Prokuroria të merret me këto raste.

“Por që të mos bëhet edhe një amulli siç e patëm deri tash ne e lëshuam këtë vetëm si tërheqje e vërejtjes të të gjithë atyre që janë kompetent. Organizata e Veteranëve të Luftës çdoherë sulmohet sikur ne jemi që i vlerësojmë ose e vendosim se kush është veteran e ne në fakt ne nuk kemi të bëjmë asgjë aty. Ne kushdo që na vjen me një certifikatë që ka një vulë dhe që është veteran ne na duhet ta pranojmë ta shkruajmë këtu, pa parë parasysh si e ka emrin kush është ka marrë apo s’ka marrë pjesë nuk është detyrë e jona ta verifikojmë”.

“Këto janë bërë edhe më herët, por nuk ka qenë detyrë e jona me verefiku, kjo është detyrë e prokurorisë, mirëpo tash në kohë fushate  për ne si veteranë është ma e ndishme dhe nuk deshëm që këto fjalë nëse është e vërtetë deshëm të ndërpriten por nëse nuk është e vërtetë të ndërpriten këto shpifje.  Kjo ka dy anë pozitive nuk ka vetëm anën akuzuese  në kuptimin se dikush po bënë,  por e ka edhe anën mbrojtëse dhe të dalin secili organ që është kompetent  të shpjegoj se çka është duke ndodhur ose le të thotë se nuk është duke ndodhur”.