Kryeministri Ramush Haradinaj tha sot se kërkesa e bujqve të Ferizajt për kompensimin e dëmeve të vitit 2018 do të merr trajtim institucional.
Fermerët e Ferizajt sot protestuan para Qeverisë së Kosovës, për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre.
Gjatë bisedës me ta, Haradinaj theksoi se krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme.
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në FB:
Në bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë së vendit, për kompenzimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre, theksova se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marr trajtim.
Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e inicuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë.
Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt.