Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc në Komunën e Suharekës. Ai ka pohuar se implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës.

Postimi i kryeministrit në FB:

Implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve. Kënaqësi që, sot, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, të merrja pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc. Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet.