Haradinaj: Mogherini e largoi Amerikën nga tryeza e dialogut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ish-udhëheqësja e dialogut Prishtinë-Beograd, Frederica Mogherini, e kishte larguar SHBA-në nga tavolina e negocimit.

Për këtë arsye, ai ka thënë se ka pasur përplasje të ashpra me të.

“Ajo e largoi nga tryeza Amerikën duke fshehur dialogun edhe nga shtetet e tjera evropiane, prandaj edhe në takime kemi pasur debate të ashpra dhe kam kërkuar kthimin e amerikanëve në tavolinë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se ka pasur edhe momente të tensionuara me miqtë amerikanë, por kurrë nuk i ka prishur marrëdhëniet sikurse kryeministri në detyrë, Albin Kurti./ Insajderi.com