Haradinaj nderon Heroin e Kombit, Ramë Bllaca

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot ka takuar familjarët e Heroit të Kombit, Ramë Bllaca.

Takimi ka ndodhur në vigjilie të përvjetorit të 82-të të vrasjes së Ramë Bllacës.

“Në nderim të familjes së heroit të kombit, Ramë Bllacës, në vigjilie të përvjetorit të 82-të të vrasjes së tij, prita në takim nipin Afrimin, me të cilin biseduam për kujdesin shtetëror për atdhetarin e shquar. Familja Bllaca është vlerë kombëtare dhe detyra jonë ndaj brezave është që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.