Haradinaj në Pejë këmbëngulë për bashkimin me Shqipërinë

Haradinaj në Pejë ka përseritur me këmbëngulje idenë e tij, që në rast të mos heqjes së bllokadave ndaj Kosovës nga shtetet përendimore, se do të kërkojë bashkimin me Shqipërinë, si rrugë e domosdoshme.

Ai në një takim me strukturat e degës së AAK-së në Pejë, ka folur për planin e tij në rast të marrjes së postit të presidentit, lidhur me politiken e jashtme.

“Nëse na mbanë të bllokuar Rusia e Serbia,
atëherë neve nuk na mbetet tjetër veç me kërku referendum për bashkim me Shqipërinë”- ka thënë ai, duke shtuar se ne nuk mund të qëndrojmë gjithëherë duke i ngopur kërkesat e Serbisë.