Haradinaj në takim me Gjeneralin e NATO-s për Europë: Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR).

Lidhur me takimin, Kryeministri Haradinaj është shprehur: “Potencova se Kosova është rreshtuar me ushtritë e lirisë e të paqes dhe se FSK-ja multietnike dhe profesionale, ofruese e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë, po avancohet sipas standardeve të NATO-s”.

Image may contain: 3 people, people smiling

Haradinaj më tej ka shtuar se “Kosova, në aspiratën e saj për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, është e gatshme të kontribuojë për paqen aty ku kërkohet nga aleatët tanë. Mirënjohës grave dhe burrave që në misionin e NATO-s, KFOR, tani e dy dekada shërbyen për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë në Kosovë”.

Image may contain: 3 people, indoor