Haradinaj në Teqen e Rufaive, uron muajin e shenjtë Muharrem

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Teqen e Rufaive.

Në Teqen e Rufaive, Haradinaj është takuar me Shejh Adri Shehun, me ç’rast atij dhe të gjitha tarikateve të Kosovës ua ka uruar muajin e shenjtë Muharrem.

“Sot, me rastin e hyrjës së tarikateve të Kosovës, në muajin e shenjtë Muharrem, vizitova Teqen e Rufaive, e njohur për lartësim të vlerave shqiptare, ku Shejh Adri Shehut i urova agjërim të lehtë dhjetëditësh dhe pranim të sakrificës nga Zoti”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjete sociale.