Haradinaj: Nuk ka njerëz në sistemin gjyqësor që e kam çu unë, e kanë bërë PDK e LDK

“Në Kosovën tonë të dashur ka aktakuza me porosi politike dhe ka njerëz që thonë se kujt e kujt me ja ngrit aktakuzën”. Kështu ka thënë Ramush Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Ai thotë se një gjë të tillë e bëjnë ata që e kanë sjellë punën e sistemit gjyqësor aty ku është sot.

Betim Musliu, nga Instituti për Drejtësi, e pyeti kryeministrin në detyrë për ministrat që nuk e kanë marrë pagën me rritje duke i thënë nëse kjo iu bë me qëllim ndaj tij.

“Bedri Hamza i ka pasur 5 mijë euro prej BQK-së, pse m’i marrë 1500 prej qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk kam shumë impute, nuk i njoh shumë prokurorë e gjyqtarë. Nuk kam qenë president, as ministër i Drejtësisë. S’ka njerëz në sistem gjyqësor që i ka çu Ramush Haradinaj, krejt sistemin gjyqësor në Kosovë e kanë ndërtuar ata që kanë qenë në pushtet, që i bie PDK e LDK”, ka thënë ai.

Megjithatë duke folur për Elez Blakajn, dhe deklaratën e Albin Kurtit se do ta kthejë në Kosovë ish-prokurorin, Haradinaj ka thënë se “në sistemin e drejtësisë natyrisht jo të gjithë janë të emëruar”.

“Ai sot mundet me u kthy në Kosovë. Ka Elez Blakaj edhe në Kosovë”, ka thënë ai. / Koha.net