Haradinaj: Obiliqin e bëmë me ligj tëveçantë, përfitoi 6 milionë euro shtesë

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Obiliq, ku është pritur në Brezhnicë nga familja e Afrim Krasniqit.

Haradinaj ka shkruar se banorët e këtij fshati i kanë dhënë përkrahje të fuqishme konceptit 100% shtet.

“Në odën e Afrim Krasniqit, banorët e Brezhnicës së Obiliqit me përkrahje të fuqishme për konceptin 100% shtet. Qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur ligjin e veçantë për Obiliqin, që i siguroi gjashtë milionë euro shtesë në momentin e aprovimit.

“Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar që në fillim gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK, projekte zhvillimore dhe funksionalizimin e Zonës Industriale. Banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike”, thuhet në njoftim.