Haradinaj: Operacioni policor kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në gjithë Kosovën është duke u realizuar një operacion policor kundër kontrabandës, krimit të organizuar dhe veprave të tjera kriminale.

Ai pohon se në mesin e të dyshuarve ka zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.

Haradinaj thotë se operacioni përfshin edhe Komunat veriore të Kosovës dhe me këtë rast kërkon nga serbët atje që ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin.

Postimi i plotë i Haradinajt në FB:

Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale.

Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë.
Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës.

Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër.

Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!