Haradinaj përkujton rënien e Ismet Jasharit – “Kumanovës”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujturar 21 vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit, i njohur me nofkën Komandant Kumanova.

“Ismet Jashari erdhi nga Kumanova në mbështetje të lirisë dhe çlirimit të vendit. Në 21 vjetorin e rënies së tij heroike, me nderim kujtojmë të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, që me krenari mbajti emrin e komandant Kumanovës”, ka shkruar një në postim në profilin e tij në rrjete sociale Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së, Haradinaj, më tej ka theksuar “Kujtojmë betejat dhe përpjekjet e kësaj brigade të lavdishme, në mbrojtje të pozicioneve të luftës dhe popullatës së zhvendosur në Malet e Berishës dhe dëshmorët që ranë në ofensivat e gushtit, Habib Zogaj, Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, dhe Zenun Mataj nga Baballoqi. Lavdi e përjetshme!”