Haradinaj pothuajse shuan LDK-në në Obiliq

Tre anëtarë të Kuvendit të Komunës së Obiliqit nga rradhët e Lidhjes Demokrtike të Kosovës kanë kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Njoftimin për këtë kalim të anëtarëve të LDK-së në AAK e ka bërë vetë Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Shaip Paloja, Arbnora Nasufi dhe Fatmir Bekteshi, të cilët kanë braktisut LDK-në për të kaluar në AAK, duke e lënë LDK-në me vetëm 2 anëtarë dhe duke ngritur numrin e anëtarëve të AAK-së në 9, nga 21 anëtarë sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Obiliqit.

“Dinjiteti i qytetarëve tonë, vendimet sovrane dhe orientimi drejt një shteti të fortë po e rritë besimin në AAK në tërë vendin. Ky besim tek Aleanca dhe kryetari i degës Xhafer Gashi, u reflektua edhe sot me aderimin e asambleistëve të respektuar dhe profesionistë të zot të Obiliqit”, ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 3 people, people sitting, living room, table and indoor