Haradinaj pret lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sërish ka thënë se shpreson që Kosova do ta marrë lajmin e mirë për liberalizimin e vizave para Krishtlindjeve.

Kështu tha ai para gazetarëve, pasi vendosi lule pranë shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Javën e kaluar e patëm një delegacion gjerman për vlerësim të situatës dhe shpresoj që do të marrim lajmin e mirë për vizat para Krishtlindjeve”.