Haradinaj reagon kundër deklaratës së kyeministres serbe

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur homologes nga Serbia, Ana Bërnabiq, e cila tha se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues sepse nuk mund të pranojë të humb gjithçka.

Haradinaj thekson se janë pikërisht pretendimet territoriale të Serbisë që e kanë bllokuar dialogun mes dy shteteve, e jo taksa 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun!

Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Sërbisë, Ana Bërnabiq.

A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufinj, ndërkombëtarisht të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta!