Haradinaj shpreh besimin se institucionet e reja do të konstituohen shpejtë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se institucionet e reja të Kosovës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të krijohet boshllëk institucional në vend.

Haradinaj ka deklaruar se mocioni i votëbesimit të Qeverisë së Kosovës ka dëshmuar se Kushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës funksionojnë.

Këto deklarime, ish kryeministri Haradinaj i ka bërë në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

 

Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.