Haradinaj: Shumë bijë kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë me gjak

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, pastaj 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq dhe përvejtorin e rënies së Fadil Nimanit.

Postimi i kryeministrit Haradinaj në FB:

Shumë bijë të kësaj toke me gjak kanë shkruar faqet e lavdishme të historisë sonë. Kujtojmë me krenari, në 20-vjetorin e rënies, dëshmorët e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, të cilët ranë për t’u përjetësuar në themelet e shtetit tonë të lirë.

Po sot, kujtojmë 21-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

Në luftën çlirimtare, vend lavdie zë bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës, Fadil Nimani, i cili përjetësisht do të kujtohet për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur.

Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut dhe kombit.