Haradinaj takohet me ambasadorin Sardi: Italia, mbështet Kosovën në temat e rëndësishme të saj

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, biseduan sot gjatë një takimi në Prishtinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit, si edhe për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë takim u tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasqyruan pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Po ashtu, u tha se përkushtimi institucional, do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është liberalizimi i vizave, dialogu, integrimet evroatlantike, në të cilat mbështetja e Italisë është e pazëvendësueshme.