Haradinaj takon ambasadorët

Delegacioni i përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë viziton sot Kosovën. Para takimit me këta zyrtarë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar konsulta me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj dhe ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

“Në takimin e mëngjesit të sotëm së bashku me Ambasadorët e Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj në Gjermani dhe Qëndrim Gashi në Francë ku diskutuam për temat rreth vizitës së sotme të delegacionit gjermano-francez në Prishtinë!”, njofton Haradinaj në FB.