Haradinaj takon ambasadorin britanik O’Connell

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj njofton se ka zhvilluar takim të rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Sipas tij në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve.

Postimi i kryeministrit Haradinaj në FB:

Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike.