Haradinaj takon ambasadorin Chabert dhe ambasadorin Heldt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin francez, Didier Chabert dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, ku është diskutuar për momentumin politik të krijuar pas samitit të Berlinit, sikurse edhe për takimin e ngjashëm që pritet të mbahet në Paris.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj në FB:

Në takim pune me ambasadorin francez, Didier Chabert, dhe ambasadorin gjerman Christian Heldt, shkëmbyem pikëpamje për momentumin e ri politik të krijuar pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Poashtu, diskutuam për takimin e radhës në Paris, si mundësi e mirë për të avancuar qasjen konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.