Haradinaj: Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur si Tahir Sinani

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e rënies së tij, sot e ka përkujtuar Tahir Sinanin, duke thënë se la gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë.

“Të rrallë në histori janë luftëtarët sypatrembur, siç ishte Tahir Sinani nga Tropoja. La gjithçka për të ndihmuar luftën çlirimtare të vëllezërve të tij në Kosovë. Ai përmbylli karrierën e tij ushtarake, me lavdinë më të madhe, duke fituar përjetësinë për të mbetur gjithmonë në kujtimin e brezave. I përjetshëm kujtimi për ty, bashkëluftëtari im”, ka në një postim në llogarinë e tij në Haradinaj.