Haradinaj tregon a ka biseduar me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mohuar se ka biseduar me bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë si të dyshuar për krime lufte.

Haradinaj tha se e vetmja mënyrë e komunikimit është që ata ta thërrasin nga Haga, por që sipas tij nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Komunikimi është i lejum do të thotë që është e drejtë e atyre dhe e jona, por e vetmja mënyrë me komuniku me ta është që ata me të thirr, ti s’mundesh me i thirrë ata”, duke thënë se nuk e kanë thirrur dhe as nuk i kanë dërguar ndonjë porosi për dikë tjetër.

Tutje ai për lajmi.net tha se beson fuqishëm në luftën e drejtë të UÇK-së, por thotë se Kosova duhet të bashkëpunojë me të për të mos lënë asnjë dyshim./Express