Haradinaj tregon muskujt nga Bjeshkët e Moknës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron sot në Bjeshkët e Moknës.

Tashmë Haradinaj e ka bërë zakon t’i vizotojë bjeshkët e vendit gjatë ditëve të fundjavës.

Këtë të diele Haradinaj ka zgjedhur Bjeshkët e Moknës, ku edhe ka postuar fotografi në të cilën shihet edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Në fotografinë e publikuar, Haradinaj dukshëm vërehet se ka nxjerr në pah muskujt e tij.