Haradinaj: Turqit e Kosovës i çmojmë si vlerë e shtuar e atdheut

Kryeministri Ramush Haradinaj, në Prizren, ka marrë pjesë në iftarin tradicional të KDTP-së, parti kjo e cila udhëhiqet nga ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar.

Me këtë rast, përmes rrjeteve sociale Haradinaj ka shprehur qëndrimin se “Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nëpër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut”

Postimi i plotë i Haradinajt:

Shqiptarët paraqesin shembullin më unik në botë ngase vetë përkasin në fe, rite e tarikate të ndryshme, por ata kanë një gjuhë dhe një Atdhe dhe kurdoherë i kanë respektuar të tjerët.

Sot, isha i nderuar me ftesën e ministrit Mahir Yagcilar në Prizren, që të bëjmë iftar së bashku dhe të ndajmë të mirat e Zotit me plot respekt, siç kemi bërë gjithmonë në Kosovë.

Turqit e Kosovës janë bashkëudhëtarët tanë nëpër shekuj dhe ne i çmojmë si vlerë e shtuar e Atdheut.

Të gjithë ju që agjëroni, Zoti ua shtoftë të mirat, forcën e shpirtit dhe mendjes, në shërbim të njëri tjetrit dhe lirisë që e fituam me shumë mund.

Paçi agjërim të lehtë dhe të pranuar!