Haradinaj: U munduan të më lidhin mua kazinotë, por njerëz të tjerë nga politika janë të lidhur me to

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e mbylljes së lojërave të fatit.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht se atij i janë m’veshur se qëndron prapa lojërave të fatit, nuk do t’i kishte ndalë për këtë shkak dhe për të dëshmuar të kundërtën.

“Megjithatë u rritë alarmi se lojërat e fatit u kthyen në një treg abuziv dhe ku po ndodhin zhvillime tjera të këqija. Ato u përhapën afër shkollave në zona të banuara, njerëzit përmenden se po marrin fajde për kazino, po prishen familje e po vriten njerëz…”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se pas abuzimeve, qeveria ka marrë vendim për t’u marrë licencën këtyre veprimtarive.