Haradinaj uron vitin akademik duke kujtuar protestat studentore

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka uruar fillimin e vitit të ri akademik me përkujtimin e protestave studentore të mbajtura me 1 tetor 1997.

Haradinaj tha se protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë në FB i kryeministrit në detyrë:

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor ta ngrisin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara!”