Haradinaj viziton Komunën e Fushë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Komunën e Fushë Kosovës ku është takuar me Kryetarin e kësaj Komune, Burim Berisha.

“Për t’u njoftuar nga afër me kahet e zhvillimit ekonomik lokal, sot qëndrova për vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës. Me kryetarin Burim Berisha, diskutuam për projektet zhvillimore të realizuara deri më tani dhe ato që janë jetike për qytetarët e kësaj komune. Shpreha përkushtimin e Qeverisë që të bëjë pjesën e vet të punës për mënjanimin e barrierave me të cilat përballen komunat në kryerjen e obligimeve të tyre ndaj qytetarëve të vendit”, u shpreh Kryeministri Haradinaj pas takimit.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, pas takimit me Kryeministrin Haradinaj u shpreh se: “U bisedua për çështjet që janë në dobi të qytetarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, gjegjësisht për projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësitë e realizimit të projekteve të ardhshme që janë në interes për të gjithë banorët e Komunës sonë”.

Image may contain: 2 people, people sitting

Kryetari i Komunës dhe Kryeministri i Kosovës në takim u dakorduan që së bashku të angazhohen rreth mundësive për realizimin e projekteve siç janë: realizimi i hartave zonale, shpronësimin e pronave për ndërtim të shkollave, ambulancave, palestrave sportive, varrezave e gjërave tjera që janë të nevojshme për të gjithë banorët e Komunës sonë.

Pas vizitës së tij në Komunën e Fushë Kosovës, Haradinaj ka mbajtur një takim pune me Kryesinë dhe strukturat e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë Kosovë, me të cilët diskutuam aspekte të qeverisjes, në nivel qëndror dhe lokal.

“Kryetarit Besnik Shala dhe Kryesisë iu shpreha mbështetje të parezervë në mbarëvajtjen e realizimit të programit partiak, duke iu përgjigjur interesimit të shtuar të qytetarëve për t’iu bashkuar AAK-së. Guximi për të krijuar e shquan Aleancën dhe do të vazhdojmë në këtë frymë për ta bërë diferencën në vend”, tha Haradinaj.

Image may contain: 9 people, people sitting, wedding and indoor