Haradinaj: Vjosa Osmani ka blerë shtëpi në Marigona Hill

Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka treguar se ushtruesja e detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani ka blerë shtëpi në Marigona Hill.

“Nëse e shihni formularin e deklarimit të pasurisë te dytë janë më pasanik se unë. E zonja Osmani hiq nuk ka shumë kohë që ka marr shtëpi në Marigona Hill edhe bash te i njëjti pronar. Po ajo nuk mundet me na shit këta neve hiq”, ka thënë Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinaj, vjen pas pyetjes që i bëri kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi se si e komenton dekalratën e kandidati për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani se Kosova nuk do të ketë më udhëheqës që jetojnë në shtëpi e lagje luksoze./Insajderi.org