Haradinaj nesër takohet me Fatmir Limaj

Kryeministri në dorëheqje dhe njëherit kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes PSD-së, ka folur në një konferencë për media, shkruan GazetaAlo.

Ai ka thënë se është i hapur për një koalicion edhe me NISMËN, me kreun e tij Fatmir Limaj.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismës, me AKR-në, me do parti që kemi një komunikim të ndërsjelltë, nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3 nuk jemi pjesë e ndonjë skenari për ndonjë PAN të ri. Jemi poashtu që subjektet e tjera politike që kanë pikëpamjet e veta t’i dëgjojmë. Por, ajo që po bojmë ne nuk po presim prej askujt, ne po krijojmë boshtin e fitores për këto zgjedhje, një bosht që po krijojmë, boshtin e fitores”, ka thënë Haradinaj.

Ai ndër tjerash ka konfirmuar që nesër do të ketë takim me kreun e Nismës, Fatmir Limaj, por nuk bëri të ditur orën e saktë të këtij takimi.