Hasani: Presidenti Thaçi po tenton ta “uzurpojë” Kushtetutën

Në shënimin e 11-vjetorit të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese thonë se Kushtetuta duhet të pësojë ndryshime, pasi që ka mangësi, kufizime dhe se në këto vite prej se ka hyrë në fuqi, është shkelur shpesh herë nga institucione dhe individë.Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, profesor Enver Hasani, ka thënë se për kaq vjet sa është në fuqi Kushtetuta, po përballemi me dy llojeve të shkeljeve.Ai ka përmendur edhe rastet kur u shkel Kushtetuta nga vet shteti.

Ai ka thënë se ka tendencë nga vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për uzurpim të kompetencave kushtetuese, e që sipas tij është shkelje e Kushtetutës.“Ka tendenca për uzurpim nga ana e shefit të shtetit në procesin e dialogimit me Serbinë. Ka tendencë në mënyrë arbitrare për uzurpim të kompetencave kushtetuese, dmth me i marrë kompetencat ekzekutive të cilat shefi i shtetit nuk i ka, të cilat në asnjë vend rreth Kosovës nuk i kanë. Çdo tendencë për uzurpim është shkelje dhe synim për shkelje të Kushtetutës”, tha ai.