Haskuka ka pritur në takim Kryeministrin Albin Kurti

Kryeminisistri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, sot ka vizituar Prizrenin ku është takuar me kryetarin Mytaher Haskuka, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Haskuka e ka njoftuar Kryeministrin për gjendjen e Komunës së Prizrenit , për respketimin e masve të caktuar nga Qeveria, si dhe për angazhimin dhe menaxhimin e kësaj situate nga  Komuna e Prizrenit, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilja Redzepi, të cilët vizituan komunën e Prizrenit për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Haskuka së bashku me anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuam kryeministrin dhe ministren për gjendjen në komunën e Prizrenit, respektimin e masave të caktuara nga qeveria, ministritë dhe IKShP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate.

Pas takimit kryetari Haskuka duke falenderuar kryeministrin dhe ministren për vizitën dhe bashkëpunim me Komunën, shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Ndërkaq kryeministri Kurti bëri të ditur se në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave gjithandej Kosovës, sot po vizitojnë Komunën e Prizrenit, për të parë nga afër situatën në këtë komunën. Kryeministri Kurti gjithashtu e përgëzoi kryetarin Haskuka për punën e bërë dhe bëri apel tek qytetarët për të shtuar disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar, për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore me sa më pak pasoja dhe sa më shpejt.