Haskuka merr pjesë në Konferencë në Turqi, prezent edhe Erdogan

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, po qëndron për vizitë në Republikën e Turqisë ku po merr pjesë në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Studentëve të Diplomuar në Turqi.

Në këtë Konferencë ka mbajtur fjalim edhe lideri turk Erdogan.

Në fjalimin e tij, Presidenti i Turqisë, Erdogan, duke iu drejtuar të pranishmëve ka thënë se “Juve që keni diplomuar në Turqi, ju cilësojmë si shefa të misionit të Turqisë në vendet prej nga vini”.

Bashkë me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në këtë Konferencë po merr pjesë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, i cili në profilin e tij në rrjete sociale ka publikuar foto të përbashkët nga vizita e tyre në Pallatin Presidencial në Ankara të Turqisë.

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

Haskuka kishte qëndruar në Turqi edhe ditë më parë, në kuadër të vizitës së delegacionit të Vetëvendosjes atje ku ishin takuar me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë dhe me grupet parlamentare të atjeshme.