Haxhi Avdyli i LDK-së ironizon me postin e presidentit: Mund ta importojmë nga Brazili

Kandidati për deputet i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se partitë fituese të zgjedhjeve LDK dhe VV, duhet ta gjejnë konsensuesin për koalicion dhe postin e presidentit.

“VV e LDK si parti politike, si organizata jo të pavarura, duhet ta gjejnë konsensusin për koalicionin e ndryshimit me President politik në pako. Qytetari na ka votuar si parti politike, dikë 26% e dike 25% për të qeverisur politikisht e pêr të gjetur konsensus mes nesh”, ka shkruar Avdyli në facebook.

Ai ka ironizuar me kërkesën për zgjedhjen e një presidenti të pavarur, duke thënë se një të tillë mund ta importojnë nga Brazili.

“Mundësi ka që një President të pavarur ta importojmë edhe nga Brazili por sdi a ia vlen. Në një Kosovë me probleme të medha puro politike, me një Presidencë që duhet të mirret me politikë e jo me teatër, me një koalicion që ka marrë më shumë se 50% të votave të qytetarëve, ska nevojë askush nga ne ta luajmë “Francuzin” në kërkim të Presidentit inekzistent apolitik”, ka shkruar ndër të tjera deputeti i LDK-së.