Haxhiu: 90 për qind e rasteve korruptive, fitojnë aktgjykime liruese

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se raportet vendore shpalojnë se në 90 për qind të rasteve korruptive, fitojnë aktgjykime liruese.

“Qytetarët presin deri në 6 vjet që gjykata të marrë vendim. Çka ndodhi me prokurorin Blakaj i cili iku. Kryeministri Haradinaj e kishte kërcënuar, Blakaj u detyrua të ikë. Ju e keni kërcënuar”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Haxhiu akuzoi ministrin Tahiri se nuk i kanë ndjekur profilet e larta, zyrtarët e përfshirë në korrupsion. Kurse ministri reagoi duke pohuar se ka raste kur janë ndjekur.

Ajo akuzon Tahirin edhe për atë se nuk është punuar sa duhet në përmirësimin e gjendjes në drejtësi. Haxhiu thotë se, nëse VV-ja fiton zgjedhjet do t’u konfiskohet pasuria të gjithë atyre që e kanë krijuar në mënyrë të kundërligjshme atë. /RTK/